Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Kukësi shkarkon Armando Cungun

Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Nëpërmjet një postimi në faqen e klubit njoftohet ndërprerja e bashkëpunimit me shkodranin, për shkak të rezultateve të dobëta. Për presidentin Safet Gjici “kupa e mbush” me humbjen në Korçë, që ndoshta ka nxjerrë përfundimisht jashtë garës për titull ekipin verilindor (Partizani kryeson me 9 pikë më shumë). Drejtimin e ekipit e ka marrë përsipër Ramadan Ndreu, që mban edhe detyrën e drejtorit sportiv. Më poshtë njoftimi i klubit:

“Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.

Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.

Falënderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë.

Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...