Vetëm disa muaj pasi u largua nga Kosova për të firmosur me Bylisin, Eri Lamçja rikthehet në Ipko Superligën e Kosovës por këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e skuadrës së sapongjitur në elitë, Vushtrisë. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi kosovar në faqen e zyrtare. Lamçja nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Bylis pas eksperiencës 6-mujore në Kategorinë e Parë me skuadrën ballshiote dhe për këtë arsye vendosi të rikthehet në IPKO Superliga. Në Kategorinë Superiore, 25-vjeçari nga Elbasani ka luajtur fillimisht me skuadrën e vendlindjes së tij ndërsa më pas me Teutën dhe Luftëtarin, pikërisht te gjirokastritët ka spikatur më shumë.
