Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Largimi i dhjetë, Kukësi ndahet me mesfushorin dardan

Kukësi ka ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar. Shtatë lojtarë janë larguar deri tani, dy të tjerë janë huazuar (Victor Feijao dhe Edison Ndreca), ndërkohë që sot ka ardhur edhe largimi i dhjetë.

Klubi verilindor ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Kreshnik Bahtirin, 29-vjeçarin nga Lipjani. Mesfushori zhvilloi 18 ndeshje me Kukësin, teksa ia doli të shënonte një gol në Superiore.

Njoftimi i klubit

FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Kreshnik Bahtiri. Pas diskutimeve mes klubit dhe mesfushorit Bahtiri, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.

Bahtiri u transferua te Kukësi sezonin e shkuar ku u aktivizua në 14 ndeshje duke shënuar edhe një gol. Klubi i Kukësit e falënderon Bahtirin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”.

Ndërkohë, Bahtiri komentoi shkurt: “Falënderoj klubin për mundësinë e dhënë dhe tifozët për mbështetjen. Kukësin do e kem gjithmonë në mendje e zemër“.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...