Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare, Lazio shet spanjollin në Katar për 11 milionë euro

Ashtu siç pritej, Luis Alberto largohet nga Lazio dhe futbolli europian. Mesfushori spanjoll do të shkojë të luajë në Katar.

Ka qenë vetë Luis Alberto ai që ka kërkuar publikisht transferimin, edhe para përfundimit të kampionatit, duke zemëruar Lotiton. Në fund, Lazio plotësoi kërkesat e lojtarit, duke pranuar ofertën nga Katari.

Njoftimi i Lazios

“S.S. Lazio informon se ka shitur përfundimisht futbollistin Luis Alberto Romero Alconchel, me efekt nga sezoni futbollistik 2024/2025, te klubi Al-Duhail, i lidhur me federatën e Katarit”, lexohet në faqen zyrtare të klubit.

Lazio e shiti Luis Alberton tek Al-Duhail për 11 milionë euro, plus 1 milion bonuse.

Megjithatë, klubi bardhekaltë do të duhet t’i paguajë 25% të shumës së grumbulluar liverpoolit, skuadër nga e cili bleu Luis Alberto në vitin 2016.

Lexo edhe:

Kështu Luis Alberto largohet nga Lazio pas tetë sezonesh, periudhë gjatë së cilës bëri 307 paraqitje me 52 gola të shënuar dhe 79 asistime për shokët e tij.

Luis Alberto ka dashur t’i thotë lamtumirë Lazios me një video të publikuar në profilin e tij në Instagram.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...