Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare/ Leipzig zyrtarizon sulmuesin e ardhur nga Chelsea, zbulohen detajet e transferimit

Timo Werner është zyrtarisht lojtar i Leipzig. Vetëm dy vite pasi ua larguar drejt Londrës për të luajtur me Chelsea-n, sulmuesi gjerman është rikthyer sërish në klubin ku ka shkruar historinë si golashënuesi më i mirë, me plot 95 të tillë.

Palët ishin në negociata prej javësh, teksa vetëm pasditen e sotme k ardhur zyrtarizimi i klubit të Leipzig, me Werner që ka pozuar me fanellën e re, që praktikisht nuk ndryshon fare, pasi do të mbajë sërish numrin 11 mbi shpinë.

Për kartonin e Werner, Leipzig do të paguajë 20 milionë euro menjëherë në arkat e Chelsea-t, si dhe bonus në lidhje me paraqitjen, të cilat mund të shkojnë deri në 5 milionë euro të tjera.

Sulmuesi 26-vjeçar veshi fanellën e Leipzig në periudhën 2016-2020, kur edhe u largua në drejtim të Chelsea-t për shifrën e 55 milionë eurove, aq sa ishte e parashikuar në klauzolën për prishjen e kontratës.

Megjithatë dy sezone nuk i mjaftuan për t’u përshtatur në Premier League, ku luajti 89 ndeshje dhe shënoi vetëm 23 gola, teksa Leipzig rikthen në shtëpi një sulmues të afirmuar, tashmë për më pak se gjysmën e atyre që e shiti.

Largimi i sulmuesit gjerman është një lajm i mirë edhe për Armando Brojën, pasi tani Chelsea ka shumë pak futbollistë në repartin e avancuar dhe Tuchel pritet të konfirmojë në skuadër bomberin kuqezi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...