Nënkampionët e Francës, Lens ka rinovuar kontratën me mesfushorin Salis Abdul Samed.
Në një publikim në faqen zyrtare, Lens bën me dije se 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të re dhe do të jetë pjesë e tyre deri në qershorin e 2028-ës.
Lexo edhe:
- Rinovimi i francezit formalitet, sulmuesi qëndron te Barcelona
- Silva: Ishte e vështirë të arrinim deri këtu, na ka munguar besimi këtë sezon
- Sevilla triumfoi në Europa League, por humbet drejtorin e përgjithshëm
- Haaland: Me kaq shumë kampionë rreth meje, gjithçka bëhet e lehtë
Lens bëri një sezon shumë të mirë në Ligue 1, duke u renditur në vend të dytë, pas kampionëve të Paris Saint-Germain, dhe kërkon që të jetë konkurrues për titullin kampion sezonin e ardhshëm, ndaj ka nisur nga puna me blindimin e elementëve vendimtarë të ekipit.
Megjithatë, jo vetëm në kampionat, këtë sezon Lens është edhe pjesë e Champions League dhe synon që të ecë sa më shumë.
