Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Zyrtare, Lionel Messi e mbyll me PSG-në, reagimi i Al Khelaifit

Epoka e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka përfunduar zyrtarisht. Konfirmimi erdhi këtë të shtunë nga vetë klubi parizien para ndeshjes me Clermont.

Spekulimet rreth së ardhmes së Messit në Francë arritën kulmin të enjten, kur trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, falënderoi Messin për kontributin e tij për klubin dhe vuri në dukje se ndeshja e tij e fundit do të ishte pikërisht kjo ndaj Clermont.

“Do të doja të falënderoja Leo Messin për dy sezonet e tij në Paris”, tha presidenti dhe CEO i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi. “Të shohësh shtatë here fituesin e Topit të Artë me fanellën e Parisit dhe në “Parc des Princes” është kënaqësi.

Kontributi i tij për Paris Saint-Germain dhe Ligue 1 nuk mund të nënvlerësohet dhe ne i urojmë Leos dhe familjes së tij gjithë të mirat për të ardhmen”.

Për largimin nga PSG foli edhe vetë “ylli” argjentinas:

“Dëshiroj të falënderoj klubin, qytetin e Parisit dhe njerëzit e tij për këto dy vite. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen”.

Messi, i cili do të jetë 36 vjeç në fund të qershorit, iu bashkua Paris Saint-Germain në vitin 2021 pas një karriere të shkëlqyer te Barcelona. Megjithëse ai shënoi 22 gola dhe asistoi në 30 të tjerë në 57 ndeshje, marrëdhënia e Messit me PSG-në u përkeqësua kur braktisi stërvitjen për një vizitë të paautorizuar në Arabinë Saudite. Klubi e pezulloi Messin, i cili më vonë kërkoi falje. Por kjo nuk i ndali thashethemet për largimin e tij të mundshëm.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...