Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Llullaku lojtar i lirë, largohet nga Astra!

Azdren Llullaku largohet pas vetëm një sezoni nga Astra Giurgiu. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili nuk ka qenë pjesë e grumbullimeve të fundit të kuqezinjëve, edhe pse zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Astran, por mesa duket në mënyrë të papritur ka komunikuar lamtumirën. Me ekipin rumun, Llullaku kishte dhe një vit kontratë, por ka rënë dakort me klubin për ndërprerjen e saj. Tashmë, sulmuesi 31-vjeçar është një lojtar i lirë, në pritje të ofertave. Fanellën e Astrës, Llullaku e mbrojti vetëm këtë sezon, ku në 34 ndeshje, shënoi dhe 7 gola, duke qenë një nga lojtarët më të mirë. Në Instagramin e tij, Llullaku njoftoi “divorcin” me Astrën, duke shkruar:“Aventura ime këtu mbaroi! Dua t’i falënderoj të gjithë anëtarët e kësaj skuadre, ju uroj më të mirat. Fat të mbarë djema, fat të mbarë Astra Giurgiu”.

https://www.instagram.com/p/By3EZX6IoL8/

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...