Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Luftëtari largon Kostic, arrihet akordi me…

Milos Kostic nuk është më trajner i Luftëtarit. Nyja e fundit që e mbante të lidhur me klubin gjirokastrit, kontrata 3-vjeçare është zgjidhur me trajnerin slloven që largohet pas vetëm pak muajsh nga drejtimi i skuadrës. Palët kanë gjetur akordin për ndërprerjen konsensuale të kontratës që lidhën në fillim të qershorit, me sllovenin që ka pranuar zgjidhjen e saj në këmbim të një shume financiare, diçka që lejon Luftëtarin të ndryshojë drejtimin teknik. Vetë Kostic është paraqitur ditët e fundit i dorëzuar duke kuotuar ndoshta pamundësinë për të ndryshuar një kurs negativ që nisi që në startin e aventurës së tij.

Slloveni nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje në drejtimin e Luftëtarit përveç asaj në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë përballë modestëve të Vorës, paraqitja në Europa League ishte një fiasko e vërtetë ndërsa në kampionat Luftëtari renditet në fundin e tabelës pas 4 humbjeve në po kaq ndeshje ku ka pësuar 7 gola duke shënuar vetëm dy. Në Gjirokastër shpresojnë të ndryshojnë kurs sa më shpejt, mision që pritet t’a marrë përsipër Gentian Mezani. Tekniku që befasoi me Laçin sezonin e kaluar duke çuar kurbinasit në Europë konsiderohet nga klubi gjirokastrit si njeriu i duhur për të rikthyer buzëqeshjen te Luftëtari.

Takimi mes Mezanit dhe drejtuesve përcaktoi dhe detajet e fundit të akordit, me trajnerin që do të firmosë këtë të enjte deri më 30 qershor dhe do të marrë te bluzinjtë dhe asistentin e tij Franco Pasqualetti, me të cilin kanë bashkëpunuar dhe te Laçi.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...