Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare, Man.Utd blindon talentin Greenwood deri në vitin 2025!

Manchester United blindon talentin Mason Greenwood me një kontratë të re afatgjatë. Talenti anglez i rritur si futbollist në akademinë e Djajëve të Kuq ka zgjatur deri në vitin 2025 kontratën me skuadrën e Solskjaer me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

19-vjeçari është pjesë e United që në moshën shtatë vjeç dhe tashmë numëron 82 ndeshje për klubin anglez ndërkohë që në këtë sezon në 29 takime ka shënuar 4 gola në të gjitha kompeticionet. “Kur bashkohesh me këtë klub që 7 vjeç, ju thjesht ëndërroni të luani një ditë me ekipin e parë.Kam punuar shumë të arrij këtë nivel dhe dy sezonet e fundit kanë qenë të mrekullueshme. Dua të arrij shumë dhe e di që ky është mjedisi i duhur për të luajtur futbollin. Po rritem çdo ditë dhe kam akoma më shumë për të dhënë në të ardhmen.Jam shumë i përkushtuar që të punoj dhe të ndihmoj grupin të arrijë suksese. Dua t’ia shpërblej klubit mbështetjen që më kanë dhënë gjithë këto vite dhe t’u tregoj të gjithëve çfarë mund të bëj”, është shprehur Greenwood pas hedhjes së firmës.

Për rinovimin e Greenwood ka folur Ole Gunnar Solskjaer, me trajnerin e United, që ka shtuar: “Mason është një talent fantastik dhe një shembull i llojit të lojtarit që prodhon akademia jonë. Ai është rritur shumë këtë sezon dhe ka treguar pjekuri. Tani është bërë një nga lojtarët më të mirë në Angli. Njerëzit harrojnë që ai është vetëm 19 vjeç, Detyra jonë është që sigurojmë që ai të arrijë potencialin e tij fenomenal. Ai ka një talent natyral dhe e dimë sa i rëndësishëm do të jetë ai për Manchester United në sezonet e ardhshme”, deklaroi trajneri norvegjez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...