Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare/ Manchester City gëzon tifozët, rinovon me goleadorin e sezonit të kaluar

Rinovim i rëndësishëm te Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë zgjatur bashkëpunimin me Riyad Mahrez deri në vitin 2025. 31-vjeçari kishte edhe një vit kontratë me “Cityzens”.

Mahrez është pjesë e City prej verës së vitit 2018, kur u ble nga Leicester City për 67 milionë euro. Lojtari afrikan ka luajtur 189 ndeshje me “Cityzens” deri tani, duke realizuar në total në të gjithë kompeticionet 63 gola, ndërkohë që numëron edhe 43 asiste.

Sezonin e fundit, Mahrez ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës së Pep Guardiolës me 24 gola të shënuar, nga të cilët 7 i shënoi në Champions League, kompeticion ku rrugëtimi i tij dhe shokëve të skuadrës u ndal në gjysmëfinale nga Real Madrid.

Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re. Unë kam shijuar çdo minutë të kohës sime këtu. Është kënaqësi të jesh pjesë e një klubi kaq të jashtëzakonshëm.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Pep, Txiki dhe stafin teknik, për mënyrën se si më kanë ndihmuar të zhvillohem si lojtar dhe që më kanë shtyrë të vazhdoj të përmirësohem”, deklaroi lojtari ofensiv pas firmës mbi kontratën e re.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...