Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Mascherano largohet nga Barcelona, zgjedh Kinën

Flitej prej kohësh por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi, Javier Mascherano nuk do të jetë më një lojtar i Barcelonës. Lajmin e ka komunikuar vetë klubi blaugrana i cili këtë të mërkurë do të organizojë një festë lamtumire për mesfushorin argjentinas i cili do të transferohet te Hebei Fortune në kampionatin kinez. I ardhur nga Liverpooli në 2010-ën, Mascherano largohet nga Barça pas 8 vitesh. Me blaugranat Mascherano ka fituar disa trofe përfshirë këtu edhe 2 Champions League. Përshëndetja e tij me tifozët do të realizohet në fillimin e sfidës së kthimit për çerekfinalet e Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...