Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare/ Mbrojtësi i Realit huazohet për 6 muaj te Bayern

Reali i Madridit ka njoftuar sot se ka arritur akordin me Bayernin e Mynihut për huazimin 6-mujor të mbrojtësin të krahut të djathtë Alvaro Odriozola, i cili nuk po gjente hapësira në formacionin e Zinedine Zidane.

Mbrojtësi ka kontratë me madrilenët deri në verë ne 2024-ës, por ardhja në pankinë e Zidane e la atë jashtë formacionit, pasi francezi preferon më shumë Carvajal, ndaj drejtuesit vendosën ta japin në huazim për të marrë sa më shumë minuta.

Sevilla dhe Athletic Bilbao kishin shprehur interes për të marrë në huazim Odriozolën, por tani garën e fitoi Bayern Munich, ndërsa vlen të theksohet se kemi të bëjmë me huazim të thjeshtë, pa të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...