Zija Merxhani rikthehet te Shkëndija, ndërsa sezonin e fundit doli kampion me Strugën.
Në një publikim në faqen zyrtare “kuqezinjtë” bëjnë me dije se mbrojtësi ka firmosur me Shkëndijën e Tetovës për dy sezonet e ardhshme.
Lexo edhe:
- Lukaku refuzon 50 mln euro nga Arabia Saudite, preferon qëndrimin te Inter
- PSG fiksohet me lojtarin e Mallorca-s, parizienët ofrojnë 22 milionë euro
- E mbyll me Real Madrid, sulmuesi pëlqehet nga dy klube në Arabinë Saudite
- U-19/ Trajneri Bulku: Po përgatisim skuadrën për kualifikueset e Europianit, duam të fitojmë ndaj Kosovës
Pasi kaloi të gjithë ekzaminimet mjekësore, 27-vjeçari është bashkuar menjëherë me ekipin.
Duke folur për faqen e klubit, mbrojtësi u shpreh shumë i lumtur për këtë rikthim.
“Shkëndija është klubi më i madh shqiptar dhe secili futbollist dëshiron të vijë këtu. E kur flasim për ne tetovarët që për më shumë edhe kemi nisur karrierën e jemi stërvitur me këto ngjyra që në moshë të vogël, atëherë fjalët janë të pakta për të përshkruar ndjenjën e të qenurit këtu. Unë kam luajtur me Shkëndijën, e di ambientin dhe e vlerësoj se e njoh rrugën që duhet të kalojmë. Dihet se çfarë pritet prej nesh, duhet më pak të flasim dhe më shumë të punojmë për të dhënë secili 100% nga vetja për të realizuar objektivat që ka klubi dhe sponsori”-është shprehur Merxhani menjëherë pasi zyrtarizoi rikthimin te Shkëndija.
