Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Zyrtare/ Mbrojtësi largohet nga United pas 4 muajsh, ribashkohet me Tottenham

Sergio Reguilon rikthehet te Tottenham pas vetëm 4 muajsh huazim te Manchester United.

Mbrojtësi spanjoll ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat me “Djajtë e Kuq” dhe ato në pjesën më të madhe nuk i ka luajtur të plota.

Lexoni edhe:

Me mbërritjen në Londër në 2020, te “Spurs” që shpenzuan 30 milionë euro për kartonin e tij, Reguilon nuk arriti kurrë të bindte, duke bërë që në 2022 të dërgohej në formë huazimi te Atletico Madrid dhe së fundmi ishte pjesë e Manchester United, po në huazim.

“Djajtë e Kuq” arritën ta merrnin mbrojtësin me një marrëveshje të minutës së fundit, pas dëmtimeve që kishin pësuar Malacia dhe Shaë.

Me kthimin e të dyve, Reguilon shihet si i panevojshëm te United dhe tashmë ata e rikthyen mbrapsht, teksa edhe te Tottenham vështirë se spanjolli do të gjejë hapësira, duke ditur se “Spurs” kanë në rolin e tij Destiny Udogie.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...