Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare/ “Më i miri në botë”, Bayern Munchen rinovon me kapitenin

Rinovim i rëndësishëm te Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë zgjatur bashkëpunimin me Manuel Neuer, kapitenin e ekipit.

Portieri 36-vjeçar kishte kontratë deri në 2023, por do të qëndrojë në Bavari deri në verën e vitit 2024 sipas marrëveshjes së re me rekordmenët e Bayernit.

Neuer është portieri më i mirë në botë dhe ka vite që vendos standarde ndërkombëtare. Është një arritje e madhe për ne të rinovojmë me një lojtar të klasit botëror për një kohë kaq të gjatë”, deklaroi Oliver Kahn, drejtori ekzekutiv i klubit gjerman.

“Gardiani” gjerman është pjesë e Bayern Munchen prej vitit 2011 dhe gjatë këtyre viteve ka fituar 27 trofe me skuadrën nga Mynihu.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...