Merkato

Zyrtare, Memphis Depay vishet “blaugrana”

Memphis Depay është zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Pas disa javësh negociata, klubi “blaugrana” ka mbyllur nënshkrimin e sulmuesit 27-vjeçar holandez, i cili ka luajtur në radhët e Lyonit gjatë tri sezoneve të fundit.

Kërkesa e Ronald Koeman që në momentin e emërimit të tij trajner i Barcelonës më në fund u plotësua. Trajneri i “blaugranave” e kishte kërkuar me ngulm edhe gjatë merkatos së dimrit, por nuk ishte e thënë që Depay të transferohej më herët në Katalunjë.

Depay, i cili mbërrin në “Camp Nou” si lojtar i lirë nga Lyoni, do të jetë pjesë e Barçës për dy sezonet e ardhshme, pra deri në qershor të vitit 2023.

Pas kalimit me sukses të testeve mjekësore në grumbullimin e përfaqësueses së Holandës, ku udhëtuan mjekët e Barcelonës, është vendosur që prezantimi i lojtarit të bëhet pasi të përfundojë Europiani.

Ndryshe nga Georginio Wijnaldum, i cili pasi i dha fjalën Barcelonës përfundoi duke nënshkruar me PSG, me një pagë dyfish më të lartë nga ajo që iu ofrua nga katalanët, Depay qëndroi besnik, teksa e kishte bërë të qartë se dëshironte të punonte me trajnerin Koeman.

Ai kishte oferta edhe nga klube të tjera të mëdha në Evropë, të gatshme të paguanin më shumë, sulmuesi holandez preferoi të luante “Camp Nou”, ku do të jetë shok skuadre me bashkëkombësin e tij, de Jong, dhe më 6 herë fituesin e topit të artë, Lionel Messi.

https://twitter.com/i/status/1406292299076837379

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency