Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare, merret vendimi për tifozët e Interit!

Gjykatësi sportiv në Itali vepron me dorë të hekurt ndaj Interit. Klubi zikaltër është dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe një tjetër pa sektorin e tifozëve ultras të ashquajturin Curva Nord, për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në sfidën mes zikaltërve dhe Napolit. Koret raciste që kanë përdorur tifozët e Interit ndaj mbrojtësit të Napolit Koulibaly, kanë detyruar gjykatësin sportiv të dënojë një nga tifozeritë më të zjarrta në botë, pasi në Itali, Interi nuk ka rivalë përsa i përket numrit të tifozëve në stadium pasi është klubi që ka numrin më të madh të fansave që i ndjekin ndeshjet nga shkallët e San Siros. Megjithatë në këtë vendim të gjykatësit sportiv ndikoi edhe sjellja e tifozerisë zikaltër jashtë stadiumit aty ku një pjesë fansave të Interit sulmuan tifozët e Napolit dhe nga ku humbi jetën një tifoz i klubit milanez dhe u plagosën 4 napoletanë. Në këtë mënyrë San Siro do të jetë bosh në ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Italisë mes Interit dhe Beneventos, gjithashtu në sfidën shtëpiake për Serinë A Inter-Sassuolo ndërsa tifozët ultras zikaltër do të mungojnë edhe në takimin Inter-Bologna sërish për kampionat.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...