Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht ofertës së Barcelonës për ta rikthyer në “Camp Nou”, Messi ka zgjedhur Interi Miamin, klub në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham, për të vijuar karrierën.
Pas largimit nga Paris Saitn Germain në fundjavë, ylli argjentinas mori oferta nga Arabia Saudite, Barcelona dhe Inter Miami, por vendosi të zgjedhë këta të fundit, teksa arsyen e sqaroi nëpërmjet një deklarate zyrtare.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rroca e Topalli mbajnë Istanbulsporin në Superligën turke
- EKSKLUZIVE/ Tirana arrin akordin me mbrojtësin e Maqedonisë, pritet vetëm firma
- Botërori i minifutbollit/ Historike, Shqipëria kalon grupin, e pret Ukraina
- E mbylli me Teutën, Kallaku nuk humbet kohë dhe firmos në Rumani
“Doja shumë të kthehesha te Barcelona, por duke parë atë që përjetova me lamtumirën, nuk doja të ndodhesha sërish në të njëjtën situatë: të prisja se çfarë do të ndodhte apo të lija të ardhmen time në duar të të tjerëve. Duhej të merrja një vendim, duke menduar për veten dhe familjen time, ndaj zgjodha MLS-në. Kam kaluar dy vite të këqija me familjen time, ndaj ishte moment të ndryshoja”, tha Messi.
Për rikthimin e yllit argjentinas te Barcelona u angazhua edhe LaLiga, që pranoi të ndihmojë katalanët, megjithatë misioni i rikthimit dështoi, pasi Lionel Messi do të lërë Europën për herë të parë në karrierën e tij si profesionist.
