Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zyrtare, Mihaj firmos për 4 vite me PAOK-un, kampionët e prezantojnë me një video unike!

Tashmë është zyrtare. Enea Mihaj duke filluar që nga sezoni i ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e PAOK-ut të Selanikut. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur për 4 vitet e ardhshme me kampionët e Greqisë dhe zyrtarizimi i transferimit të tij te PAOK-u ka ardhur një stil vërtet unik, me një video të publikuar nga kanali zyrtar i klubit selanikas. 21-vjeçari i cili ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të fundit me Panetolikos do të mbajë veshur fanellën me numër 6 te PAOK-u ndërsa blerja e tij u ka kushtuar bardhezinjëve rreth 1,2 milionë euro. Mihaj kërkohet edhe nga Olympiacos e Benfica por ai zgjodhi PAOK-un pasi ka një skuadër me eksperte dhe mund të mësojë shumë nga emra si Crespo e Varela, lojtarët me më shumë peshë në prapavijën e skuadrës selanikase.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...