Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Zyrtare/ Milan shitet te RedBird, Cardinale: Qëllimi ynë, të jemi në krye të Europës

RedBird Capital Partners (“RedBird”) njoftoi sot se ka përfunduar blerjen e klubit të Milanit për 1.2 miliardë euro.

Pas disa muajsh tratativa mes palëve në fund është arritur akordi dhe grupi Elliott ka vendosur që ta shesë klubin e “Djallit” te RedBird.

Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit shkruhet: “Si pronar i ri i Milan, RedBird do të vazhdojë të investojë në të gjitha fushat kyçe për promovimin e interesave sportive dhe komerciale të klubit, bazuar në rezultatet e arritura sezonin e kaluar, duke kulmuar me fitoren e kampionatit të Serisë A. Përvoja e RedBird në menaxhimin dhe ndërtimin e aktiviteteve sportive globale do të sigurojë që momenti aktual të marrë më shumë energji në kapitullin tjetër të historisë legjendare të AC Milan.”

Ndërsa Gerry Cardinale, themeluesi i RedBird, tha: “Vizioni ynë për AC Milan është i qartë, ne do të mbështesim lojtarët tanë të talentuar, trajnerët dhe stafin në përpjekjet e tyre për të arritur sukses në fushë. Ne do të sigurohemi që të shfrytëzojmë rrjetin tonë global të sporteve dhe mediave, përvojën tonë në mbledhjen dhe analizën e të dhënave, historinë tonë në zhvillimin e stadiumeve dhe mikpritjen për të arritur një qëllim, të mbajmë AC Milan në krye të Evropës dhe futbolli botëror”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...