Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare, Milani blen kartonin e Simon Kjaer

Simon Kjaer, sikurse pritej, është futbollist i Milanit. Klubi kuqezi nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se “ka ushtruar të drejtën e blerjes me titull përfundimtar të Simon Kjaer nga Sevilla. Futbollisti danez ka firmosur kontratë deri në vitit 2022.”

Lëvija e Milanit edhe në ditën e fundit të afatit të ushtrimit të kësaj të drejte.

31-vjeçari iu bashkua Milanit në 13 janar të këtij viti dhe që atëherë është shndërruar në titullar në krah të kapitenit Alessio Romagnoli, kjo edhe për shkak të dëmtimit të mbrojtësve të tjerë si Leo Duarte dhe Matteo Musacchio.

Formula e transferimit të danezit 31-vjeçar në Milano ishte ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 3.5 milionë eurove, e drejtë kjo që kuqezinjtë vendosën ta ushtrojnë sot, më 15 korrik.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...