Serie A

Zyrtare/ Milani blen përfundimisht Tomorin nga Chelsea

Fikayo Tomori është lojtar i Milanit. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar blerjen e kartonit të mbrojtësit anglez, që e zotëronte Chelsea. 23-vjeçari i lindur në Kanada mbërriti në Milano gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi nga blutë e Londrës, por brenda një kohe të shkurtër jo vetëm që fitoi vendin e titullarit, por i bindi drejtuesit kuqezi për të shpenzuar 28 milionë euro për ta shkëputur përfundimisht nga skuadra e Premier League-s. Kontrata e Tomorit me “Djallin” do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025. Në njoftimin e Milanit për këtë lëvizje të pritshme, shkruhet:

“Milani është i kënaqur të njoftojë se ka ushtruar mundësinë e blerjes së përhershme të Oluwafikayomi Oluwadamilola Tomori nga Chelsea. Mbrojtësi anglez, pas 22 paraqitjeve dhe 1 goli në sezonin që sapo mbaroi, do të vazhdojë ta mbajë veshur fanellën kuqezi deri më 30 qershor 2025″.

Asnjë ulje e çmimit nga Chelsea për shumën e rënë dakord midis dy klubeve në janar, në kohën e përcaktimit të huazimit me të drejtën e blerjes. Milani dëshironte me çdo kusht të mbyllte pozitivisht operacionin “Tomori”, duke mbajtur një lojtar që për pak muaj arriti të fitonte besimin e trajnerit Pioli, duke dërguar kapitenin Romagnoli në stol.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency