Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Zyrtare, Monaco shkarkon Henry dhe rikthen trajnerin që fitoi titullin!

Tashmë është zyrtare ajo që u përfol në mediat franceze pak ditë më parë. Monaco ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Thierry Henry, pas vetëm 20 ndeshje në drejtimin e skuadrës që rrezikon seriozisht rënien nga Ligue 1. Ish-sulmuesi i Francës dhe Arsenal fillimisht u pezullua, por tashmë klubi ka zyrtarizuar shkarkimin e tij. Leonardo Jardim, i cili u shkarkua nga klubi në tetor, ka marrë sërish detyrën dhe ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë. Henry pasoi Jardim me bujë të madhe në tetor, por ai dështoi të siguronte rezultate të qëndrueshme në atë që ishte eksperienca e tij e parë si trajner kryesor, ndërkohë që më parë ka qenë zëvendës i trajnerit të përfaqësueses së Belgjikës Roberto Martinez. Henry udhëhoqi skuadrën e Monaco në 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por nuk arriti dot të shpëtojë ekipin nga zona e rrezikut të lartë për rënien në Ligue 2.

“Thierry Henry është një legjendë e futbollit, por për shkak të rrethanave të ndërlikuara dhe aspak favorizuese, mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve të shumta të futbollistëve, e kushtëzuan atë që të udhëheqë ekipin drejt shpëtimit nga kriza. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për Thierry Henry që pranoi këtë sfidë dhe që tentoi të drejtojë skuadrën e ish-klubit të tij në një periudhë kaq të vështirë” u shpreh drejtuesi i lartë i klubit të principatës, Vasilyev.

“Atij i është dashur më shumë kohë për të implementuar idetë dhe planet e tij. Fakteqësisht për pozitat tona, ne nuk kemi shumë kohë në dispozicion. Na duhet të reagojmë pa vonesë. Prandaj ne kemi marrë vendimin të ndërpresim bashkëpunimin me Thierry Henry”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Monaco Vadim Vasilyev përmes një komunikate.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...