Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Zyrtare, Monaco shkarkon Jardim, ja kush pritet të jetë pasuesi i tij!

Lajmi për shkarkimin e Leonardo Jardim nga Monaco është zyrtar. Starti dramatik i sezonit ka rezultuar fatal për ish trajnerin e Monacos, që numëron vetëm një fitore tre barazime dhe 5 humbje në ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Ligën e parë franceze. Rezultatet e shënuara e rendisin Monacon në vendin e tretë nga fundi i tabelës së klasfikimit pra në zonën gri.

“Jam mirënjohës dhe krenar për mundësinë e drejtimit të Monacos, në stolin e të cilës kam qëndruar për më shumë se katër vjet. Gjithnjë kam dhënë më të mirën time dhe kam punuar me pasion. Bashkë kemi arritur fitore të rëndësishme që do ti ruaj si kujtime të vyera”, është kjo përshëndetja e fundit e teknikut 44-vjeçar për klubin e tij.

Nuk ka munguar nga ana tjetër edhe përshëndetja reciproke e zëvendëspresidentit të klubit francez Vadim Vasilyev, i cili në një komunikatë për shtyp citohet:

“Përshëndesim me respekt të madh trajnerin për punën e tij në stolin e Monacos, Leonardo është afirmuar si pikë referimi në Europë me nje bilanc mjaft pozitiv në stolin e Monacos. Rrugëtimi me të do të mbetet një prej më të bukurve në histroinë e klubit tonë, me Jardim që do të mbetet përgjithnjë pjesë e familjes”.

Jardim mbërriti në Monaco verën e vitit 2014, me teknikun portugez që e udhëhoqi skuadrën e Principatës për plot 233 ndeshje. Nën drejtimin e tij Monaco ngriti titullin e tetë si kampione  e Francës në edicionin 2016-17, duke u kualifikuar njëherazi edhe në fazën gjysmefinale të Champions Leagues, si dhe ka arritur dy herë në finalen e Kupës së Francës. Nën drejtimin e tij për më tepër shpërtheu edhe fenomeni Mbappé. Spekulimet mediatike në Francë tashmë projektojnë Thierry Henry, si kandidatin potencial për të zëvendësuar Jardim në stolin e Monacos, ndërsa vetë portugezi mund të qëndrojë në klub në një rol tjetër drejtuesi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...