Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare, Monchi jep dorëheqjen nga Roma, Ranieri firmos për 3 muaj!

Pas Eusebio Di Francescos nga Roma largohet zyrtarisht edhe drejtori sportiv Monchi. Ky i fundit ishte kundër shkarkimit të Di Francescos dhe pas konfrontimeve që ka patur me drejtuesit të tjerë të klubit, ka paraqitur dorëheqjen e tij duke zgjidhur me konensus marrëveshjen dhe duke u larguar zyrtarisht nga verdhekuqtë. Vendin e Monchit si drejtor sportiv e ka marrë Frederic Massara, ndërkohë që në krisjen mes spanjollit dhe klubit ndikoi vendimi i Tottit për t’i besuar stolin Claudio Ranierit pa marrë më parë mendimin e Monchit. Trajneri italian ka mbrritur sot në kryeqytet për aventurën e tij të dytë te Roma teksa ka drejtuar edhe stërvitjen e parë. Ranieri ka firmosur me verdhekuqtë për 3 muaj ndërsa në të ardhmen mund të ketë një rol në kastën drejtuese të Romës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...