Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Musolli i jep lamtumirën Kukësit me një letër emocionuese!

Sfida ndaj Wolfsburgut ishte e fundit për Besar Musollin me fanellën e Kukësit, ajo që tashmë dihej është konfirmuar edhe nga kapiteni që me një letër i ka dhënë lamtumirën Kukësit pas 8 vitesh. Musolli do të rikthehet në Kosovë ku ka gjetur marrëveshjen me Gjilanin pasi dëshiron të qëndrojë pranë familjes dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore që vendosi të largohej nga verilindorët, ndërkohë me Gjilanin do të ketë mundësi për të fituar titullin kampion në Kosovë pasi skuadra e Gentian Mezanit është forcuar sëtepërmi. Me Kukësin në Shqipëri ndërkohë Besar Musolli arriti ti fitonte të gjithë titujt e mundshëm ndërsa arriti edhe deri në fazën play-off të Europa Leagues.

LETRA E MUSOLLIT – Çdo fillim e ka dhe një fund dhe për mua ka ardhur momenti që rrugëtimin me Kukësin dhe Superioren ta mbyll këtu. Jam i lumtur që në 8 vite tek Kukësi kam arritur të fitoj gjithçka, të derdh lot gëzimi, të ngre trofe dhe të shkruaj historinë në Europë, e mbi të gjitha të mbaj në krah shiritin e kapitenit, i cili për mua peshon shumë.

Jam i lumtur dhe ndihem krenar që në çdo stadium ku kam shkelur kam gjetur mikpritjen e të gjithë tifozëve dhe kam pasur respektin e tyre. Nuk kam asnjë fjalë tjetër veç falënderimeve. Kur kam ardhur në verën e vitit 2012 nuk e kisha menduar se kjo fanellë do më kthehej në një lëkurë të dytë. Nëse do të përmend emra do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur për t’i përmendur të gjithë e nuk dua të harroj askënd.

Një falënderim të madhe dhe mirënjohje të pafundme për çdo lojtar dhe pjesëtar stafi që kam pasur fatin e kënaqësinë të punoj, të mësoj e të gëzoj me ju. Nuk mund të mos falënderoj drejtuesit me në krye presidentin Safet Gjici. Nuk dua të zgjatem, pasi nuk është aspak e lehtë të shkruaj e të flas për një vendim që nuk ishte aspak i lehtë, por i detyruar.

Largohem nga Kukësi me respektin maksimal, duke lënë pas vetes një histori që është shkruar me germa të arta e nuk mund ta përshkruaj me fjalë gjithë emocionin që kam ndier. Largohem nga kampionati shqiptar për të qenë pranë familjes, e për t’iu dedikuar fëmijëve të mi.

Në fund, me përulësi, dua të falënderoj çdo tifoz të Kukësit, i cili për gjatë rrugëtimit tim më ka bërë të ndihem i vlerësuar në çdo minutë. Ju jeni dhe do mbeteni gjithnjë në zemrën time, jo si tifozët e mi, por si miqtë e mi dhe ata që më keni qëndruar pranë. Ka ardhur momenti për të thënë lamtumirë, ama Kukësi do jetë gjithnjë pjesë e jetës time, si epoka më e artë e karrierës time. i juaji, Besar Musolli B. M 23!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...