Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare/ Ndërprerja e kampionatit anglez zgjatet për të paktën deri më 30 prill

Fillimisht ndërprerja e kampionati anglez ishte parashikuar të zgjasë deri më 3 prill, por Shoqata e Futbollit në bashkëpunim me Premier League, vendosën të zgjasin periudhën e ndërprerjes për të paktën deri më 30 prill.

Koronavirusi ka goditur edhe Britaninë e Madhe dhe po përhapet me shpejtësi, ndërsa drejtuesit e futbollit në Angli e bënë të qartë se do të fillohet të luhet vetëm kur te jenë kushtet optimale dhe të mos rrezikohet shëndeti I njerëzve.

Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga drejtuesit e futbollit në Angli, thuhet se duke përfituar edhe nga vendimi i UEFA-s për të shtyrë kampionatin Europian, është vendosur që të mos luhet futboll për të paktën deri më 30 prill, dhe se rikthimi do të bëhet vetëm kur të jenë kushtet e duhura.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...