Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare/ Ndihmësi i Gerrard hedh hapin e madh, firmos me klubin 150-vjeçar

Rangers kanë emëruar trajnerin e ri. 55 herë kampionët e Skocisë, shkarkuan Giovanni van Bronckhorst për shkak të oshilacioneve në rezultate dhe në vend të tij është zgjedhur Michael Beale.

42-vjeçari anglez, e njeh mirë klubin, pasi punoi si ndihmës i Steven Gerrard gjatë aventurës së ish-kapitenit të Liverpoolit si trajneri i Rangersit në periudhën qershor 2018-nëntor 2021.

Beale ka firmosur deri në vitin 2026 me klubin 150-vjeçar skocez. Ai ndoqi Gerrard edhe gjatë aventurës tek Aston Villa, por në qershor firmosi me QPR në Championship, ekip nga i cili u nda për t’u rikthyer në “Ibrox Stadium”.

Rangers renditet përkohësisht në vendin e dytë në kampionatin skocez, 9 pikë larg vendit të parë që mbahet nga “armiqtë” e përjetshëm të Celtic.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...