Serie A

Zyrtare/ Në qershor debutoi me Italinë, Milani rinovon me mesfushorin

Pasi siguroi shërbimet e Charles De Ketelaere, Milani ka rinovuar me një nga lojtarët e kontingjentit të Stefano Piolit. Kampionët e Italisë kanë zgjatur bashkëpunimin me Tomasso Pobega deri në vitin 2027.

23-vjeçari e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Torino, ekip me të cilin shënoi katër gola në 33 ndeshje në Serie A. Pobega luan në qendër të mesfushës, repart ku mund të luajë edhe si shkatërrues e mesfushor ofensiv.

AC Milan është i kënaqur të njoftojë rinovimin e kontratës së Tommaso Pobega deri më 30 qershor 2027. Tommaso, i lindur në 1999 dhe i rritur në sektorin e të rinjve kuqezi, do të vazhdojë historinë e tij me Milanin”, lexohet në komunikatën e kuqezinjve.

Pobega debutoi me kombëtaren italiane më 4 qershor në barazimin 1-1 të kombëtares së Roberto Mancinit përballë Gjermanisë, duel i vlefshëm për Nations League. Ai erdhi nga stoli dhe u fut në vend të Sandro Tonalit, shokut të skaudrës te Milani.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency