Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Zyrtare, nga viti 2020 shtohet Çmimi i Madh i Vietnamit

Formula 1 ka konfirmuar se nga viti 2020 një nga çmimet e mëdha të Botërorit do të zhvillohet në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Lajmi në fakt u dha pak ditë më parë nga bashkia e këtij qyteti, por tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtar nga Formula 1. Gara e Hanoit do të jetë Çmimi i Madh i katërt aziatik, pas Shanghai, Singaporit dhe Suzukës. Do të jetë gjithashtu pista e katërt brenda qytetit, pas pistës së Monacos, Singaporit dhe Bakusë.

Vendimi për ta çuar Formula 1 në Vietnam u mor nga Liberty Media, kompania amerikane pronare e kampionatit më të famshëm automobilistik, si pjesë e strategjisë për hapjen me tregjet e reja.

Cirkuiti i Hanoit është projektuat nga kompania gjermane Tilke. Rrugët e qytetit do të përshtaten me përmasat e reja si dhe do të shtrohen me asfalt të ri.

Do të ketë 22 kthesa dhe do të jetë e gjatë 5.565 kilometra.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...