Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare/ Një ekspert shpëtimi, Sassuolo prezanton trajnerin e ri

Pas shkarkimit të Alessio Dionisit, Sassuolo nuk i besoi gjatë as ndihmësit të tij Bigica, pasi humbja e thellë 1-6 ndaj Napolit tregoi se as ai nuk ishte në gjendje të ndryshojë situatën në skuadër.

Klubi emilian ka arritur një marrëveshje me Davide Ballardinin, trajner 60-vjeçar italian, i cili njihet edhe si një ekspert shpëtimi, pasi ia ka dalë të mbajë në Serinë A disa skuadra, drejtimin e të cilave e ka marrë në momente kritike.

Problem ishte fakti që Ballardini drejtonte Cremonesen, por klubi i Serie B pranoi dorëheqjen e tij. Ndërkohë që ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij te Sassuolo, me misionin për të mbajtur skuadrën në elitën e futbollit italian.

Lexo edhe:

Vlen të theksohet se te Sassuolo aktivizohen edhe dy futbollistë të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami që është titullar dhe Marash Kumbulla, i cili debutoi vetëm të mërkurën, duke u rikthyer në fushë pas një dëmtimi që e mbajti larg futbollit për 10 muaj.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...