Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zyrtare, një “galaktik” i ri në “Bernabeu”, është pasuesi i Luka Modricit

Tashmë është zyrtare: Jude Victor William Bellingham (29 qershor 2003) është lojtar i Realit të Madridit. Dëshira e madhe e drejtuesve të “Los Blancos” bëhet realitet.

Një operacion i nisur që nga qershori i vitit 2022 me Borussian e Dortmundit, por i përfunduar një vit më vonë. Në “Bernabeu” tashmë zbarkon pasuesi i Luca Modricit.

Jude Bellingham e ka bërë një vesh të shurdhër ndaj ofertave nga Premier League.

Lexo edhe:

Synimi i tij ishte të vazhdonte karrierën te Reali dhe kështu do të ndodhë. Çmimi që ka pranuar të paguajë Reali është 103 milionë euro, plus disa variabla, që nuk mund të kalojnë 30% të shumës fikse (134 në total).

Jude Bellingham është “galaktiku” u ri në “Bernabeu”, ai ka firmosur për gjashtë sezone, që do të thotë se është basti i madh i presidentit Florentino Perez.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...