Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zyrtare/ Një italian për stolin, Partizani prezanton trajnerin e ri

Partizani ka prezantuar trajnerin e ri. Pasi u mbyll të hënën bashkëpunimi me Dritan Mehmetin, sot është zyrtarizuar ulja e Giovanni Colellas në stolin e ekipit të kuq.

56-vjeçari është italiani i radhës që merr drejtimin e Partizanit pas emrave si Agostinelli, Lerda, Iuliano apo Sormani. Kolela drejtoi edhe Apoloninë në periudhën 9 shtator-30 nëntor 2020.

Më parë ai ka drejtuar skuadra si Vicenza, Rimini, Siena, Como, Renate, Bassano dhe Legnago. Kolela do të kryejë sot pasdite stërvitjen e parë me ekipin kryeqytetas.

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Giovanni Kolela. 55 vjeçari italian, i cili do të drejtoj skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini.

Kolela do ti bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”, lexohet në postimin e Partizanit në faqen zyrtare.

Si çdo sezon objektivat e “Demave” janë fitimi i trofeve, teksa sfida e parë e sezonit 2022/2023 në Abissnet Superiore do të luhet në shtëpi përballë Egnatias (20 gusht).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...