Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Zyrtare/ Një kampion bote për Luis Enriquen, Dembele firmos me PSG

PSG prezanton Ousmane Dembele. Kampionët e Francës paguan klauzolën 50 mln euro te Barcelona në “limitet” e skadencës së saj dhe përforcuan linjën e djathtë të sulmit me 26-vjeçarin.

Një “telenovelë” që zgjati shumë, njësoj si ajo e Harry Kane me Bayern Munchen. Dembele ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e Ligue 1.

Jam shumë i lumtur që bashkohem me Paris Saint-Germain dhe mezi pres të luaj me ngjyrat e mia të reja. Shpresoj të vazhdoj të rritem këtu dhe t’i bëj krenarë të gjithë tifozët”, deklaroi lojtari.

Lexo edhe:

Dembele e mbylli me Barçën pas 6 viteve në “Camp Nou”. Me skuadrën katalanase zhvilloi 185 ndeshje dhe shënoi 62 gola. Ndërkohë që fitoi 3 La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe po kaq Superkupa Spanje.

I lumtur për këtë transferim u shfaq edhe Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së. I cili i plotësoi dëshirën trajnerit Luis Enrique në lidhje me lojtarin e kombëtares franceze.

Pasioni dhe vendosmëria që tregoi Ousmane kur iu bashkua PSG-së është fantastike dhe përputhet me qëndrimin e kërkuar nga të gjithë lojtarët tanë.

Jemi krenarë që kemi një tjetër fitues të Kupës së Botës te Paris Saint-Germain, ndërsa po hyjmë në një epokë të re të madhe për klubin tonë”.

Dembele rikthehet pas 7 vitesh në Ligue 1. Ishte vera e vitit 2016 kur sulmuesi anësor linte Rennes për t’u transferuar te Borussia Dortmund për 35 mln euro.

https://twitter.com/i/status/1690279956763299840

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...