Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare/ Një mbrojtës nga Mali i Zi për Kastriotin, afrimi i gjashtë për Çelën

Martin Prenkocevic është goditja e gjashtë e Kastriotit në merkato. Klubi i Superiores ka gjetur gjuhën e përbashkët për të firmosur një kontratë 2-vjeçare me qendërmbrojtësin shqiptar nga Mali i Zi.

23-vjeçari ka luajtur me kombëtaren U17 të Malit të Zi, ndërkohë që gjithë karrierën e ka zhvilluar në vendlindje, aty ku ka luajtur me ekipe si Rudar Pljevlja, Deçiq, OFK Petrovac dhe Kom Podgorica.

Martin Prenkoçeviç është lojtari më i ri i Kastriotit. Mbrojtësi shqiptar nga Mali i Zi ka firmosur me Kastriotin për dy sezonet e ardhshme. I formuar te grupmoshat e Podgoricës, 23 vjeçari ka luajtur edhe me Deçiçin e Tuzit, Kom Podgorica, OFK Petrovak dhe së fundmi me Rudarin.

KS Kastrioti i uron mirëseardhjen, dhe shumë paraqitje pozitive me fanellën tonë”, shkruan klubi krutan në faqen zyrtare. Lojtari me origjinë shqiptare është prurja e radhës për teknikun Çela pas Kevin Aliajt, Zejsar Arapit, Milos Stojanovic, Brajan Selmanit dhe Franc Marinajt.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...