Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zyrtare/ Një talent më shumë, 17-vjeçari i thotë “po” Kosovës

Edion Gashi është 17 vjeç, luan si mesfushor i avancuar dhe është pjesë e klubit historik gjerman: Schalke 04. Adoleshenti i talentuar dardan, i cili ka lindur në Gjermani, është pjesë e Schalke U19.

Skuadër me të cilën ka zhvilluar 5 ndeshje në edicionin e ri, duke gjetur në një rast edhe rrugën e rrjetës. Gashi ka pranuar ftesën e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Lajmi pozitiv është dhënë nga FFK me anë të një komunikate në faqen zyrtare, aty ku lexohet:

Lexo edhe:

“Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që t’i tregojë aftësitë e tij edhe në grupmoshat e Kosovës”.

Futbollisti me origjinë nga Malisheva, ka dalë nga akademia e Bochumit, ndërkohë që prej katër vitesh është pjesë e skuadrave të moshave të Schalke 04.

Gashi mund të luajë edhe si sulmues i majtë, përveç rolit të qendërmesfushorit dhe mesfushorit të avancuar.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...