Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare/ Një viking për Mourinhon: Nuk kam parë si tifozët e Romës

Ola Solbakken është lojtari më i ri i Romës. Klubi italian ka prezantuar sot sulmuesin e djathtë norvegjez, i cili vjen nga Bodo/Glimt si lojtar i lirë.

24-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve të Norvegjisë, ndërkohë që tani është gati për aventurën e parë jashtë shtetit.

Solbakken debutoi një vit më parë me kombëtaren vikinge, fanellën e së cilës e ka veshur katër herë deri tani. Ai ka firmosur deri në vitin 2027 me Romën.

U përpoqa shumë të realizoja ëndrrën time, doja të bëhesha futbollist i Romës, dëshirën që u kthye realitet më në fund. Projekti i klubit më intrigoi menjëherë.

https://twitter.com/i/status/1595389999771709442

Unë vij në Itali për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Tifozët e Romës janë më të mirët që kam parë ndonjëherë, mezi pres të luaj për ta”, deklaroi lojtari ofensiv.

Solbakken, i cili do të mbajë veshur fanellën me numër 18, regjistroi 91 ndeshje gjatë tri sezoneve me Bodo/Glimt, gjatë së cilave shënoi 20 gola dhe dhuroi 24 asiste.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...