Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zyrtare, Oblak te Atletico Madrid deri në vitin 2023!

Jan Oblak shuan çdo dyshim lidhur me të ardhmen e tij. Portieri slloven ka vendosur të qëndrojë te Atletico e Madridit pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Los Colchoneros deri në verën e vitit 2023. Kontrata e mëparshme e Oblak skadonte në vitin 2021 ndërkohë që në marrëveshjen e re është përmirësuar ndjeshëm paga e gardianit i cili tashmë do të përfitojë plot 10 milionë euro në sezon, një shifër e konsiderueshme kjo për një portier, por Oblak e ka treguar veten gjatë këtyre viteve të fundit dhe kjo ishte arsyeja që Atletico e Madridit i ka plotësuar çdo kërkesë numrit 1, pasi për Oblak kanë shfaqur interes shumë klube të mëdha. Në marrëveshjen e re është rritur edhe klauzola e largimit nga 100 në 120 milionë euro, me Oblak që nëse do të shitej do të bëhej portieri më i shtrenjtë në botë. Slloveni mbërriti në Madrid në vitin 2014 nga Benfica për 16 milionë euro. 26-vjeçari ka zhvilluar 203 ndeshje me fanellën e Atleticos, ku 115 prej tyre i ka mbyllur pa pësuar gol (56.6%). Në pesë sezone në Spanjë, Oblak ka fituar një Superkupë të Spanjës, një Europa League dhe një Superkupë Europe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...