Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare, Otto John lë Skënderbeun për Prishtinën!

Lajmi që ishte në ajër për disa ditësh tashmë ka marrë formë zyrtare. Otto John është sulmuesi më i ri i Prishtinës. Pas bisedimeve të shumta, bomberi nigerian pranoi të rikthehet në IPKO Superligën e Kosovës, këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e skuadrës kryeqytetase, pas eksperiencës pozitive në të shkuarën me Trepça ’89 ku arriti të shënonte 44 gola në total dhe të fitonte një titull kampion në Kosovë. Në eksperiencën me Skënderbeun që zgjati 1 vit e gjysmë Otto John arriti të shënonte në total vetëm 5 gola në Kategorinë Superiore. Ai konsiderohet një përforcim me shumë vlera për bardhekaltrit, ndërkohë që Skënderbeu për kartonin e tij mësohet se ka arkëtuar diçka më shumë se 100 mijë euro ndërkohë që ka ruajtur edhe një përqindje të vogël të kartonit në rast rishitjeje nga Prishtina në të ardhmen. Vetë 20-vjeçari afrikan i cili pas pak ditësh do të mbushë 21-vjeç, u shfaq shumë i lumtur për këtë hap që ka hedhur në karrierën e tij duke thënë edhe fjalët e para si lojtar i Prishtinës.

“Në Prishtinë vendosa të vij sepse ka ekip të mirë dhe janë klub me famë. Dhe, kur më ftoi kryetari Ejupi, e pash një mundësi të mirë për mua që të jap më të mirën për klubin”.

“Po, kam luajtur dy vite më parë këtu, edhe pse patjetër që ka ndryshime, mund të them që e njoh ligën dhe futbollin këtu. E di si luhet, e di çfarë kërkohet dhe shpresoj shumë që të jap ndihmën time të nevojshme për ekipin”.

“Tifozëve, bashkëlojtarëve, të gjithëve në klub, iu premtoj se do të jap gjithçka nga vetja që t’iu shpaguaj besimin që kanë në mua. Pse jo, edhe pse është ndryshe, shpresoj që të kem paraqitje sikurse para dy vitesh me Trepçën ’89 kur kisha formë të lartë dhe pata ndihmuar atë skuadër të shpallej kampione. Besoj shumë të Prishtina dhe krejt çfarë duhet është të kem edhe pak fat. Titulli nuk është i pamundshëm me gjithë se diferencat ndërmjet skuadrave nuk janë të mëdha dhe lufta për titull është e ashpër, por unë besoj që mund të jem Oto edhe më i mirë se te Trepça ’89 dhe të ndihmoj skuadrës drejt qëllimit që ka”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...