Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare/ Partizani pranohet në ECA, bëhet i treti klub shqiptar në organizatë

Klubi i Partizanit është bërë zyrtarisht një anëtar i Shoqatës Së Klubeve Europiane të futbollit, teksa vendimi është marrë sot gjatë zhvillimit të Asamblesë së kësaj organizate në Gjenevë të Zvicrës.

Njoftimi është bërë nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një deklarate zyrtare, ndërsa Partizani bëhet klubi i tretë shqiptar, pjesë e ECA-s, pas Kukësit dhe Vllaznisë që e gëzonin tashmë këtë status.

European Club Association numëron më tepër se 200 anëtarë nga e gjithë Europa, mes të cilëve klubet më në zë të kontinentit dhe është një organizatë që punon nga afër me UEFA-n, për të projektuar të ardhmen e sportit më popullor në botë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...