Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare/ Pasuesi i Allegrit, Juventusi i beson stolin “Kasapit”

Paolo Montero do të drejtojë Juventusin në dy takimet e fundit të sezonit në Serie A. Bardhezinjtë shkarkuan Max Allegrin pas fitimit të Kupës së Italisë.

Tekniku livornez humbi qetësinë në fundin e takimit, duke u ndëshkuar me karton të kuq pas “shpërthimit” të tij. Veprimet e tij u cilësuan të pajustifikueshme nga “Zonja”.

Drejtimin e ekipit e ka marrë Paolo Montero, ish-mbrojtësi i ashpër uruguaian, i cili luajti me Juventusin në vitet 1996-2005.

Lexo edhe:

I njohur me pseudonimin “Kasapi”, Montero mban rekordin e futbollistit me më shumë kartonë të kuq në historinë e Serie A (16).

52-vjeçari, i cili drejton Juventusin U19, është zyrtarizuar si teknik i përkohshëm deri në fundin e sezonit. Për t’i lënë më pas vendin italo-brazilianit Thiago Motta.

Ky i fundit kreu një mrekulli sportive duke kualifikuar Bolognën në Champions League. Shtypi italian bën të ditur se ka prej ditësh një marrëveshje me drejtuesit e Juves.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...