Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë në Stadiumin Kombëtar të Polonisë “PGE Narodowy” do të zhvillohet me çati të mbyllur.
Një vendim i tillë është marrë pas takimit të delegatit të UEFA-s me përfaqësuesit e Federatës Polake të Futbollit, raportojnë mediet polake. Është në përputhje me rekomandimet e inspektorit të ndërtimit, megjithëse rekomandimi i tij ishte i ndryshëm.
Lexo edhe:
- Formacioni i Shqipërisë, Sylvinho vendos për titullarët anti-Poloni
- EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
- Hysaj: Sylvinho na ka frymëzuar, të kemi kujdes nga këta dy lojtarë
- Boniek paralajmëron Poloninë: Shqipëria është më lart se Çekia
Për shkak të një defekti në çatinë në Stadiumin Kombëtar të Polonisë të zbuluar para Botërorit në Katar, nuk dihej se ku do të luante kombëtarja takimin e së hënës.
Stadiumi i ka kaluar të gjitha inspektimet dhe ndeshja mund të luhet në kryeqytet. Paraditen e kësaj së hëne është marrë një vendim për çatinë në Stadiumin Kombëtar.
“Çatia në Stadiumin Kombëtar në Varshavë u mbyll zyrtarisht për ndeshjen kundër Shqipërisë. Një vendim i tillë u mor pas takimit të delegatit të UEFA-s me PZPN. Edhe operatori i Stadiumit Kombëtar rekomandoi lojën me çatinë të mbyllur!” – bën me dije federata polake.
