Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Reali i rrëmben talentin City-it, për një shifër të majme!

Ajo që përflitej prej kohësh tashmë ka marrë edhe trajta zyrtare. Brahim Diaz është në të gjitha efektet një lojtar i Realit të Madridit. Është pikërisht talenti spanjoll i lindur në vitin 1999 afrimi i parë i Los Blancos në merkaton e dimrit. Edhe pse transferimi i tij te Reali do të bëhej i mundur në verë, për të shmangur çdo dyshim, drejtuesit e klubit merengues përshpejtuan transferimin e Diaz duke derdhur në arkat e Manchester City-it, 17,3 milionë euro për kartonin e mesfushorit 19 vjeçar. Diaz debutoi me Citiziens kur ishte vetëm 17-vjeç e 49 ditë, ndërkohë që në moshën 18-vjeçare luajti ndeshjen e tij të parë në Champions League duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e klubit anglez që realizon diçka të tillë. Në moshën 14-vjeçare Diaz la Malagan për tu transferuar në Angli por tashmë është rikthyer në vendin e origjinës së tij këtë herë për të lenë shenjë në La Liga me fanellën e klubit më të titulluar në Spanjë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...