Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zyrtare/ Reali “lë thatë” Barçën, detajet e akordit me Messin e Turqisë

Real Madrid ka prezantuar Arda Guler si lojtarin më të ri të skuadrës së Carlo Ancelottit. Talenti turk, i cili në vendlindje thërritet me nofkën “Messi i Turqisë”, ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me “Los Blancos”.

Presidenti Florentino Perez fitoi rivalitetin e madh për 18-vjeçarin e Fenerbahces. Barcelona arriti akordin me klubin nga Stambolli, por dëshira e lojtarit ofensiv ishte kalimi te Reali.

Lexo edhe:

20 milionë euro + 10 të tjera në formë bonusesh për Fenerbahcen, ndërkohë që familja e futbollistit fitoi një komision 20 milionë euro për firmën me Realin.

Duhet shtuar se Fenerbahce ka mbajtur 20% të kartonit të mesfushorit të avancuar, i cili luan mirë edhe në krahun e djathtë të sulmit. Pavarësisht moshës së re, Arda Guler numëron 4 ndeshje dhe një gol me kombëtaren turke.

Në komunikatën zyrtare të Realit theksohet se prezantimi i adoleshentit turk në “Santiago Bernabeu” do të bëhet të premten e 7 korrikut.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...