Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare, Rebic te Milani, realizohet shkëmbimi me Andre Silvën

Ante Rebic është sulmuesi më i ri i Milanit. Pak orë para mbylljes së merkatos klubi kuqezi zyrtarizoi afrimin e sulmuesit kroat i cili është transferuar te Milani në formë huazimi për 2 vjet për një shifër prej 5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro të tjera në verën e vitit 2021. Rrugën e kundërt ka përshkuar Andre Silva i cili është bërë pjesë e operacionit që ka sjellë Rebic në Milano, me portugezin që ka pranuar të transferohet te Eintracht Frankfurt në Gjermani me të njëjtën formulë atë të huazimit 2-vjeçar me të drejtë blerjeje. Në Bundesliga me fanellën e Eintracht Frankfurt Rebic ka shënuar në total 17 gola në 3 sezone. Te Milani sulmuesi kroat do të mbajë veshur fanellën me numër 18.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...