Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zyrtare, Rinovojnë Griezmann e Lucas, Atletico firmos edhe me Lemar

3 zyrtarizime në një ditë për Atleticon e Madridit. Në orët e vona të së hënës, Los Colchoneros zyrtarizuan kontratat e reja për sulmuesin Antoine Griezmann, mbrojtësin Lucas Hernandez ndërsa hodhi firmën për Atleticon e Madridit edhe Thomas Lemar i cili pritet të jetë një nga përforcimet më të rëndësishme të kësaj vere. Udhëtimi i Gil Marin për në Rusi në vendëgrumbullimin e kombëtares franceze rezultoi më shumë sesa i vlefshëm për klubin bardhekuq. Griezmann pasi bëri me dije vendimin e tij për të qëndruar te Atletico Madrid rinovoi zyrtarisht deri në vitin 2023 me një klauzolë largimi prej 200 milionë eurosh. Nga kontrata e re sulmuesi francez do të përfitojë më shumë se 20 milionë euro në sezon, duke rreshtuar përkrah futbollistëve më të paguar në botë. Deri në 2024 firmosi mbrojtësi i talentuar Lucas Hernandez i cili gjithashtu është pjesë Francës në Kupën e Botës, ndërkohë që pasi arriti një marrëveshje paraprake me Monacon, Atletico arriti të firmoste me Lemar i cili pranoi të bëhet pjesë e Los Colchoneros, tashmë mbetet për t’u arritur akordi përfundimtar me klubin nga Principata.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...