Serie A

Roma zyrtarizon largimin e Fonsecës, gati firma me Sarrin

Mbyllet pas dy sezonesh aventura e Paulo Fonsecas në stolin e Romës. Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit kanë detyruar drejtuesit e klubit verdhekuq të marrin vendimin drastik për t’i dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin portugez, kontratat e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni. Humbja e thellë ndaj Manchester United në gjysmëfinalen e parë të Europa League me shifrat 6-2 por edhe vetëm 5 pikë të grumbulluara në 8 ndeshjet e fundit të Serie A që jo vetëm nxorrën Romën nga gara për një vend në zonën Champions por i hoqën mundësinë për të marrë pjesë edhe në Europa League, me kryeqytetasit që në 3 javët e fundit duhet të garojnë fort me Sassuolon për një vend në Conference League, ishin disa nga arsyet e mos rinovimit të kontratës së Fonsecas i cili në këto dy vite te Roma bëri një punë të kënaqshme por nuk i kaloi asnjëherë pritshmëritë.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë pasuesi i teknikut portugez te Roma por favorit kryesor sipas mediave italiane është Maurizio Sarri i cili është gati të rikthehet në stol pas një viti pushim pas largimit nga drejtimi i Juventusit. Përsa i përket Paulo Fonsecas ai do ta drejtojë Romën edhe në 5 ndeshje mes kampionatit dhe Europa League me objektivin për ta mbyllur në mënyrën më të mirë aventurën e tij verdhekuqe. Këtë sezon për Fonsecan dhe Romën mund ta shpëtonte vetëm kalimi në finalen e Europa League, por një fitore 4-0 ndaj Manchester United në Olimpico ngjason më shumë me një mision të pamundur.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency