Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Rooney lojtar-trajner te Derby County nga janari i 2020-ës

Tashmë është zyrtare. Wayne Rooney do të jetë lojtari më i ri i Derby County duke filluar nga janari i vitit 2020. Ish-sulmuesi i kombëtares angleze arriti akordin me drejtuesit e Derby-t dhe duke filluar nga muaji i parë i vitit të ardhshëm nuk do të jetë vetëm sulmuesi i klubit të Championship por edhe pjesë e stafit teknik të trajnerit holandez Philip Cocu. Dëshira e Rooney është që pasi të përfundojë karrierën si futbollist të bëhet trajner dhe Derby i ka dhënë një mundësi të shkëlqyer për të ushtruar në një farë mënyre edhe profesionin e trajnerit pa varur ende këpucët në gozhdë. Një mundësi e shkëlqyer kjo për Rooney që do të fitojë eksperiencë nga bashkëpunimi me Philip Cocu dhe do të jetë gati për të qenë trajner i parë një skuadre në momentin që do t’i thotë stop futbollit të luajtur. Rooney ka firmosur për 1 vit e gjysmë me Derby dhe nga kjo marrëveshje do të përfitojë 100 mijë paund në javë dhe rreth 8 milionë paund për 18 muaj.33-vjeçari i cili te Derby do të mbajë veshur fanellën me numër 32 u shfaq shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re duke falenderuar presidentin Mel Morris për mundësinë që i dha ndërkohë që u shpreh shumë i lumtur që do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Philip Cocu. Pas firmës Rooney do të rikthehet te DC United dhe do të tentojë deri në fund të këtij viti të fitojë një trofe në MLS me skuadrën nga Washingtoni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...