Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Sadiku qëndron në Spanjë, bëhet shok skuadre me Keidi Baren

E ardhmja e Armando Sadikut do të vazhdojë të jetë në Spanjë. Ka marrë një zgjidhje situata e sulmuesit shqiptar në sekondat e fundit të merkatos. Bomberi i kombëtares shqiptare i cili nuk bënte pjesë në planet e Levantes për këtë sezon fillimisht ka zgjatur me një tjetër vit deri në verën e 2021-it kontratën e tij me klubin valencian dhe më pas Levante ka vendosur ta huazojë për një sezon te Malaga në Segunda Division, aty ku Sadiku do të ketë shok skuadre një tjetër kuqezi pikërisht Keidi Baren. Te formacioni andaluzian Sadiku do të ketë mundësi të ringrihet dhe të luajë në vazhdimësi në mënyrë që të rifitojë edhe kombëtaren shqiptare pasi për ndeshjet e shtatorit ndaj Francës dhe Islandës nuk është grumbulluar por është në listjen e pritjes. Malaga synon ngjitjen në La Liga dhe 28-vjeçari do të kërkojë t’i japë një dorë me golat e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...